Lajme

Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 përqind në Kosovë; u dëbuan 800 mijë në vitin 1999

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, ka reaguar lidhur me luftën në Kosovë, duke hedhur poshtë pretendimet që e paraqesin konfliktin pa përgjegjësinë e Serbisë.

“T’i japim fund injorancës. Nuk ka luftë pa Serbinë”, ka shkruar Kandiq.

Ajo ka deklaruar se plani serb për Kosovën ishte reduktimi i popullsisë shqiptare në 5 përqind dhe se rreth 800 mijë shqiptarë u dëbuan gjatë luftës.

Lexo më shumë  Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Sipas Kandiq, gjatë 78 ditëve, nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999, policia dhe ushtria e Serbisë vranë rreth 7 mijë civilë shqiptarë që, sipas saj, nuk kishin marrë pjesë në luftë.

Aktivistja ka thënë gjithashtu se pas luftës në Kosovë kishin mbetur rreth 100 mijë serbë.

Deklarata e saj vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm mbi përgjegjësinë për krimet dhe dëbimet e civilëve gjatë luftës së Kosovës.

Lexo më shumë  Skandali në tenderin e KQZ: Sekretarja ndërhyri në sistem për favorizuar kompaninë e vëllait të ministrit Ferit Hoxha

Rruga Press

YouTube player