Lajme

“Do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhje”, Florjan Binaj reagon pas vendimit të Kushtetueses

Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili ishte në favor të Erion Veliajt, teksa ky i fundit do vazhdojë të mbajë postin e krybashkiakut të Tiranës.

Në postimin e tij, Binaj thekson se i qëndron idesë dhe nevojës për ndryshim, duke shprehur bindjen për vazhdimësinë e rrugëtimit të tij si kandidat për kryebashkiak të Tiranës:

Lexo më shumë  Muja i konsideron “propagandë të ndytë” akuzat e opozitës për importin e rrymës nga Serbia

“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.
Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.
Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.
Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim.
Rrugëtimi ynë vazhdon.
Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.”

Lexo më shumë  VV ankohet në Supreme rreth vendimit të PZAP-it për qendrat alternative të votimit në diasporë

Rruga Press

YouTube player