Hykmete Bajrami e bëri të qartë se LDK-ja nuk e ka problem koalicionin me Listën Serbe
Nga Xhevdet Pozhari
Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, mbrëmë e bëri të qartë se:
– LDK nuk e ka problem koalicionin me Listen Serbe.
E vetmja arsye pse nuk e kanë bërë deri me tani është sepse e dijnë se ka çmim të lartë në elektorat.
Pra ata janë të gatshëm, por vetëm po e presin momentin.
Nuk është çështje parimi, por oportunizmi.
– LDK situatën aktuale në veri të vendit e sheh si “abnormale” dhe me rikthimin e saj potencial në qeveri ajo synon të rikthej “normalitetin” në ato katër komuna.
Me pak fjalë, qysh ka qenë më parë.
Sipas kësaj, në zgjedhjet e ardhshme nacionale, do të votohet “për ecjen përpara” apo “kthimin prapa”.
E këtu, deklaratat e Hykmete Bajramit, i kanë bërë shërbim të madh Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.
Rruga Press

