Bota

Kandidati për kancelar Armin Laschet kapet në kamera duke qeshur, derisa presidenti gjerman kujton viktimat nga përmbytjet

Kandidati gjerman për kancelar, Armin Laschet, shkaktoi zemërim të shtunën pasi u kap në kamera duke qeshur, gjatë një vizite në një qytet të shkatërruar nga përmbytjet.

Pamjet tregojnë Laschet duke biseduar dhe duke bërë me disa njerëz në sfond, derisa presidenti Frank-Walter Steinmeier jep një deklaratë për televizionin publik duke kujtuar viktimat e përmbytjeve në qytetin e goditur rëndë të Erftstadt.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Në një moment në videon e shpërndarë gjerësisht, Laschet shpërthen duke qeshur për disa sekonda.

“Laschet qesh derisa vendi qan”, tha e përditshmja Bild në faqen e saj të internetit.

Laschet shkroi në Twitter se pendohej për sjelljen e tij, por komentuesit dhe politikanët e dënuan sjelljen e tij.

Ndryshe, të paktën 156 njerëz tani thuhet se kanë vdekur nga përmbytjet në Gjermani, duke përfshirë katër zjarrfikës. 

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *