Bota

Kancelari i Austrisë pas takimit me Putinin: Nuk jam shumë optimist

Kancelari austriak Karl Nehammer tha të hënën se ai nuk ishte “veçanërisht optimist” nga bisedimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

“Për momentin nuk jam veçanërisht optimist pas bisedimeve të mia me Putinin. Ofensiva (në Ukrainë) po përgatitet me vendosmëri,” tha Nehammer në një konferencë në Moskë pas takimit mes dy udhëheqësve më herët gjatë ditës, raporton CNN.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Nehammeri është lideri i parë evropian që është takuar ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

“Unë ia kam bërë të qartë zotit Putin, qëndrimin e tij, pikëpamjen e tij nuk e ndan askush. Ai e sheh atë si një lloj operacioni vetëmbrojtës të Federatës Ruse. Ai i quan operacione speciale ushtarake. Unë e quaj luftë.”, tha ai.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Nehammer, megjithatë, vuri në dukje se “ishte gjithashtu e qartë dhe e dallueshme se presidenti rus ka ende besim” te negociatat në vazhdim midis Rusisë dhe Ukrainës në Turqi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *