Bota

Kancelari gjerman, Scholz: Vrasja e civilëve është një krim lufte, Putin është përgjegjës

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari gjerman, Olaf Schola kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Downing Street në Londër.

Scholz e përshkroi luftën në Ukrainë si “shkatërruese” dhe tha se ajo kishte shkaktuar vuajtje “të pakuptueshme” për civilët ukrainas.

Ai tha se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë mbrojtjen e Ukrainës përpara se t’i kërkonte Rusisë të pajtohej me një armëpushim dhe një tërheqje të trupave të saj.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

“Është një luftë mizore që shkakton shkatërrim të tmerrshëm dhe ka shumë viktima në Ukrainë”, tha Scholz.

“Vrasja e civilëve është një krim lufte dhe presidenti rus mban përgjegjësi për këto krime lufte”, tha gjermani.

Kancelari gjerman dënoi gjithashtu “bombardimet e refugjatëve”, të cilat tha se po ndodhin “herë pas here” në Ukrainë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndaluar vrasjen e pakuptimta”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Ndryshe, Johnson deklaroi se me agresionin në Ukrainë, Putini ka bashkuar edhe më shumë Evropën. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *