Bota

Kancelari gjerman: Putini do negociojë paqen kur ta kuptojë se…

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka nënvizuar se Putini ka dështuar në pushtimin e Ukrainës. Sipas tij, kostot e Rusisë në këtë luftë kanë qenë të mëdha. Scholzi ka thënë se “Putini do të negociojë për paqen kur të kuptojë se nuk e thyen dot mbrojtjen e Ukrainës”.

Ndryshe, përgjigja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Ndërkohë kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën.

Duke folur për Sky News në Davos, Eduard Heger citohet të ketë thënë se “para së gjithash është e rëndësishme që Ukraina janë fqinjët tanë dhe ne jemi plotësisht me ta, që ata të fitojnë dhe të ruajnë demokracinë dhe sovranitetin e tyre”.

“Së dyti ata janë fqinjët tanë dhe është shumë e rëndësishme që fqinjët tanë të jenë të qëndrueshëm dhe të begatë”.

“Dhe së treti ne jemi të radhës. Nëse ata dështojnë, ne e dimë se Rusia do të shkojë më tej, kështu që kjo është me të vërtetë shumë jetike dhe ne duhet ta kuptojmë, veçanërisht në Bashkimin Evropian”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *