Bota

Kancelari gjerman në Poloni: Kriza e emigrantëve dhe “Nord Stream 2” në qendër të bisedimeve

Telefonatë me presidentin amerikan Biden, vizitë në Paris dhe takim me presidentin francez Macron, takime në Bruksel dhe vizitë në Poloni. Java ka qenë tejet e mbushur për kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz.

Së fundmi, ai u ndal në Varshavë, ku pati bisedime me kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki rreth krizës së emigrantëve në Bjellorusi, grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe kundërshtimit që ka Polonia për gazsjellësin Nord Stream 2.

Lexo më shumë  Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Ndërkohë që Polonia ka probleme me Unionin Europian në këto moment, Scholz u tha gazetarëve se ai shpreson që Polonia dhe BE-ja të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për mosmarrëveshjen ligjore mbi reformat gjyqësore në Poloni.

Varshava e kundërshton projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, sepse, sipas saj, do ta bëjë Evropën të varur nga furnizimet e gazit rus dhe e ekspozon Bashkimin Evropian ndaj presionit nga Moska. 

Ndërkohë, këto tema, por edhe të tjera me aspekt më të gjerë ndërkombëtar kanë qenë fokusi i bisedës së tij me presidentin Emanuel Macron. Vetëm pak pasi bëri betimin si kancelar i Gjermanisë, Olaf Scholzi u takua me Presidentin francez në Paris.

Scholz-i dhe Macron-i folën për vatrat e krizës në Evropën Lindore, përkatësisht tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe migrimin përmes Bjellorusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *