Bota

Kancelari austriak pas takimit me Zelenskyn në Kiev: Do të zgjerojmë mbështetjen tonë për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u takua sot pasdite në Kiev me kancelarin austriak Karl Nehammer.

Ky i fundit ndodhet në kryeqytetin e Ukrainës për një vizitë njëditore në shenjë mbështetjeje, raporton skynews.

Gjatë takimit me Zelenskyn, ai i tha presidentit ukrainas se “Austria po ju mbështet në çdo kapacitet dhe ne do të zgjerojmë mbështetjen tonë”.

Lexo më shumë  Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, thotë se ka vendosur tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Nehammer është planifikuar gjithashtu të vizitojë Bucha, periferia e Kievit që ka qenë qendra e akuzave për krime lufte ruse pas tërheqjes së ushtrisë nga veriu i vendit.

Ai do të takohet gjithashtu me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *