Bota

Kanadaja propozon ngrirjen e posedimit të armëve të dorës

Kanadaja duhet të vendosë një ndalim total për blerjen dhe shitjen e të gjitha armëve, ka thënë kryeministri kanadez Justin Trudeau, raporton BBC të martën.

Qeveria e tij po propozon një ligj të ri që do të ngrijë pronësinë private të të gjitha armëve të zjarrit me tytë të shkurtër.

Legjislacioni nuk do të ndalonte plotësisht pronësinë e armëve – por do ta bënte të paligjshme blerjen e tyre.

Propozimi i Trudeaut vjen disa ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë fillore në Teksas, në SHBA-në fqinje, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur 21 persona.

“Përveç përdorimit të armëve të zjarrit për të shtëna sportive dhe gjueti, nuk ka asnjë arsye që dikush në Kanada të ketë nevojë për armë në jetën e tyre të përditshme. Ndërsa shohim se dhuna me armë vazhdon të rritet, është detyra jonë të vazhdojmë të ndërmarrim veprime”, u ka thënë gazetarëve Trudeau.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kjo shënon përpjekjen më ambicioze të qeverisë së tij për të kufizuar aksesin në armë zjarri.

Projektligji do të kërkonte gjithashtu që karikatorët e pushkëve të rikonfiguroheshin në mënyrë që të mund të mbajnë jo më shumë se pesë fishekë në të njëjtën kohë. Po ashtu, do t’u hiqte licencat e armëve të zjarrit pronarëve të armëve të përfshirë në dhunë në familje ose ngacmime kriminale.

Kanadaja ka rregulla më të rrepta për zotërimin e armëve sesa fqinji i saj jugor dhe regjistron më pak incidente me armë zjarri çdo vit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Për shembull, të gjitha armët duhet të mbahen të kyçura dhe të shkarkuara dhe kushdo që dëshiron të blejë një armë zjarri duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të gjera.

Por ka pasur thirrje në vitet e fundit për të forcuar edhe më tej legjislacionin e armëve, veçanërisht pas një numri të shtënash vdekjeprurëse.

Në prill të vitit 2020, një person i armatosur i paraqitur si oficer policie vrau 22 persona gjatë të shtënave në Nova Scotia – më vdekjeprurësit në historinë e Kanadasë.

Brenda disa ditësh pas këtij rasti, Trudeau njoftoi një ndalim të menjëhershëm të 1.500 llojeve të ndryshme të armëve të tipit ushtarak dhe të stilit sulmues.

Projektligji i ri do të kufizonte efektivisht numrin e pistoletave në pronësi të ligjshme në Kanada.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *