Bota

Kanadaja: NATO nuk do ta lejojë Rusinë të gërryejë normat ndërkombëtare

Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet një kërcënim të qartë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe NATO do të bëjë çmos për ta penguar këtë, ka thënë ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand, raporton Rruga Press.

“NATO është një aleancë mbrojtëse… ne nuk mund dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërkohë që një komb kërkon të gërryejë normat ndërkombëtare që na kanë mbajtur të sigurt që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha ajo në një telefonatë konferencë me gazetarët nga Brukseli.

Lexo më shumë  NATO vendos dy anije në Detin Baltik mes shqetësimeve për "flotën fantazmë" të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *