Sport

Kampionët e Europës që sot janë të gjithë ‘Kalorës’! Presidenti Mattarella dekoron Italinë

Kreu i shtetit italian, sot ka dekoruar presidentin Gravina dhe trajnerin Mancini, të gjithë stafin dhe futbollistët e kombëtares së Italisë, për suksesin e arritur në “Euro 2020”

Pas titullit kampion të Europës, Quirinale nderon stafin dhe futbollistët e kombëtares së Italisë për suksesin e arritur në “Euro 2020”. Sot, presidenti i Republikës Sergio Mattarella u ka dhënë “azzurrëve” kampionë çmime të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane.

“Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella,- lexohet në njoftimin për shtyp të dalë nga Quirinale, – nderoi me Urdhërat e Meritës së Republikës Italiane për lojtarët dhe stafin e ekipit kombëtar, si një shenjë e njohjes së vlerave sportive dhe fryma kombëtare, që ata kanë shfaqur në fitoren italiane të kampionatin evropian të futbollit UEFA Euro 2020.

Në veçanti, kreu i shtetit nderoi me titullin e Zyrtarit të Madh (Grande Ufficiale) presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe trajnerin, Roberto Mancini; me titullin e Komandantit (Commendatore) menaxherin e skuadrës, Gabriele Oriali dhe shefin e delegacionit Gianluca Vialli; me titullin e Oficerit (Ufficiale) kapitenin e ekipit, Giorgio Chiellini dhe me titullin e “Kalorësit” (Cavaliere) të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar”.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *