KryesoreLajme

Kamberi viziton Institutin për Krime lufte në Prishtinë, dorëzon dokumente e materiale të rëndësishme

Depueteti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë ditës së somte ka vizituar Institutin për Krime lufte në Prishtinë.

Ai ka dorëzuar materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.

‘’Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësin e ish kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i dorëzova materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës’’, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  “35 vite burg?”/ Gaz Bardhi del nga mbledhja për Ballukun, tregon çfarë thanë prokurorët

Materialet e dorëzuara sot janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e njeriut në atë kohë dhe të njejtat, nga sot, do të jenë pjesë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Hargreaves uron Kurtin për mandatin e ri: Konfirmohet mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën