KryesoreLajme

Kamberi uron Kurtin: Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër.

Ai uroi një mandat të suksesshëm, të stabilizuar dhe arritje për qytetarët e Kosovës, me drejtësi më të fortë, ekonomi më të zhvilluar, siguri më të lartë dhe integrim euro-atlantik më të shpejtë.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon distancim nga Moska, Vuçiqi i premton Putinit më shumë bashkëpunim

“Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë, bashkëpunimit rajonal dhe presionit ndërkombëtar për reciprocitet dhe simetri në respektimin e minoriteteve.”

“Suksese qeverisë së re. Le të punojë me vendosmëri për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë kufijve të Republikës së Kosovës!”, tha ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Manxhuka: Godisni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegja jonë politike është e pastër, si loti
YouTube player