KryesoreLajme

Kamberi takon ambasadorin e BE-së në Beograd, i tregon për pengesat që shqiptarët i kanë atje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

Kamberi tha me Giaufretin folën për sfidat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Theksova se Bashkimi Evropian dhe vlerat perëndimore mbeten opsioni i vetëm dhe aspirata strategjike e shqiptarëve të Luginës dhe se procesi i integrimit të Serbisë në BE duhet të kalojë përmes respektimit dhe avancimit të të drejtave të pakicave kombëtare”.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

“Informova Ambasadorin për ngecjen e vazhdueshme në zbatimin e Planit 7- pikësh, si dhe për mbylljen e dyerve të institucioneve shtetërore për integrimin e shqiptarëve”, shkroi Kamberi.

Tutje, ai u shpreh se në takim vuri në dukje neglizhencën sistematike të shtetit serb ndaj përfshirjes së  shqiptarëve në institucionet publike, veçanërisht në polici.

“Dhe ngrita shqetësimin për vazhdimin e praktikës së pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Këto janë fenomene që cenojnë të drejtat elementare të qytetarëve tonë, prandaj asistenca ndërkombëtare për evitimin e këtyre problemeve dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve është e domosdoshme”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Rruga Press

YouTube player