KryesoreLajme

Kamberi: Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona

Protestuesve në Luginë të Preshevës u është drejtuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka thënë se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike, siç ka thënë ai, sidomos për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. 

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve. 

Kamberi ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve. “Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Kamberi. 

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërsa profesori i gjuhës shqipe, Llukman Misini, ka folur për mungesën e teksteve shkollore.

“Në mungesë te teksteve shkollore, profesorët japin mësim në mënyrë alternative. Vendet e rajonit përdorin mjete të avancuara në sistemin mësimor. Neve po vazhdon të na mohohet sigurimi i teksteve shkollore. Po na ndalohet historia si lëndë. Po na ndalohet lënda e gjeografisë”, ka deklaruar ai.

Studenti Enis Fejzullahu, ka folur për mosnjohjen e diplomave nga shteti i Serbisë.

“Studentin e Luginës së Preshevës gjatë gjithë kohës së studimeve e pas diplomimit e përcjell barra e mosnjohjes së diplomës, brenga se çka pas përfundimit të studimeve e frika që nuk do të mund të ushtrojë profesionin e tij, në vendin e tij”, ka theskuar ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu, ka thënë se nga 24 komunitete që jetojnë në Serbi, asnjëri si ka sfidat e komunitetit shqiptar. 

“Ne jetojmë brenda një shteti ku etnia më e urryer janë shqiptarët, edhe pse ne jemi në tokat tona, nuk i kemi uzurpuar, përkundrazi kemi qenë shumë më shumë sesa jemi sot dhe shumë me gjerë sesa jemi sot”, ka deklaruar Lutfiu, duke thënë se padrejtësia në Luginë është evidente në çdo gjë. 

Rruga Press

YouTube player