KryesoreLajme

Kamberi: Numri i nxënësve në Luginë ka rënë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58 për qind, transmeton KosovaPost.

Kamberi ka shkruar në X se kjo është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv.

Lexo më shumë  BE-ja mirëpret formimin e institucioneve në Kosovë, Terras: Qeveria funksionale hap rrugën drejt familjes evropiane

“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58% – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i një pakice të shpërfillur qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi në X.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  SafeJournalists denoncon rrezikun për gazetarët gjatë protestës së opozitës në Tiranë