Lajme

Kamberi: Çështja e licencimit të mjekëve nga Lugina që punojë në Kosovë zgjidhet së shpejti

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar një takim, në të cilin kanë diskutuar për problemet me të cilat po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka shkruar se ka njoftuar Bislimin për propozimet e tij të cilat synojnë krijimin e mekanizmave ligjor për mbrojtjen e pakicave e të cilat siç ka thënë Kamberi janë refuzuar nga Serbia.

“Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave, dhe ndryshimin e Rregullores së punës së parlamentit. Edhe pse procedurat parlamentare janë kaluar, këto çështje po përmbyten në debat”, ka shkruar Bislimi.

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për zgjidhjen e çështjet së licencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë, gjë e cila tha se do të zgjidhet shumë shpejtë.

“Gjithashtu, falënderova z. Bislimin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke theksuar rëndësinë e mospranimit të trajtimeve të dyfishta të pakicave në rajon. Biseduam për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së liçencimit të mjekëve nga Lugina e Preshevës që punojnë në Kosovë. U informova se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, ka shkruar Kamberi.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Rruga Press

YouTube player