Lajme

“Kam ditëlindjen, çfarë do ti?” Takimi i Veliajt me Shoqatën Rajonale të Futbollit u shit si festë private

Ky është momenti para nisjes së takimit të fshehtë të Veliajt me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë në një nga hotelet në qendër të Tiranës.

Gazetari Isa Myzyraj  zuri vend në sallë duke filmuar por një prej organizatorëvei tërhoqi vëmendjen se nuk lejohet filmimi se është private.

Me arrogancë ai vazhdoi: Kam unë ditëlindjen, çfarë do ti?

Me këtë sjellje kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregon se nuk pranon mediat kur ka aktivitete zyrtare dhe jo zyrtare.

Lexo më shumë  Organizata e DASH jep alarmin: Krimi dhe korrupsioni në Shqipëri janë shtuar, pandëshkueshmëria mbetet problem serioz

Në takimin që zgjati për rreth një orë, mësohet se pjesëmarrësve u është kërkuar të firmosin një deklaratë, e cila deri më tani është mbajtur e fshehtë.

Vetë Erion Veliaj ka preferuar që të futet nga dera dytësore e hotelit, por kamera e ka regjistruar teksa ai ka dalë.

Mbledhja është zhvilluar vetëm një ditë para se kjo Shoqatë të votojë për 6 delegatët që do të kenë të drejtën e votimit në dy mars për presidentin e FSHF.

Lexo më shumë  Publikohet raporti preliminar për të vrarët, të zhdukurit me dhunë dhe të vdekurit si pasojë e luftës

Më herët në media është raportuar se Veliaj duke folur ne emër të SPAK dhe Prokurorisë do të kërkojë hetime për kreun e FSHF-së Armand Duka.

Rruga Press

YouTube player
YouTube player