Sport

“Kam dëshirë të ndeshem me më të mëdhenjtë në botë”, Florian Marku: Ja se kur mund të përballem me Amir Khan

E imagjinoni një sfidë në “Air Albania”?

Jemi në diskutim e sipër. Shpresoj që ndeshja e radhës, 90% ka për të ndodhur këtë behar. Për më shumë do t’iu tregoj në vijim, por kam shumë dëshirë. Kam 3-4 vite që nuk jam ndeshur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur. Dua ta shikoj stadiumin plot me flamunj kuqezi.Po sikur në Kosovë?

Patjetër që do të ndeshem dhe në Kosovë, por ndeshja e parë është në Tiranë, siç ka ndodhur dhe para katër vitesh. U ndesha në Tiranë dhe pastaj u ndesha në Ferizaj, sepse dhe aty ka shumë mbështetës.

Pse pikërisht Amir Khan?

Jam shumë gati. Dua t’iu tregojë publikut që nuk beson te unë. Amir Khan i ka kaluar kohët e tij më të mira, por këtu është ende një emër shumë i madh. Jam shumë i lumtur që të kem një përballje me të, sepse ka qenë ish-kampion bote dhe dua të tregojë që sa i aftë jam, t’i tregojë njerëzve aftësitë e mija.

Mund të realizohet në të ardhmen e afërt?

Besoj se brenda këtë viti. Jemi në të njëjtin organizim. Është më e mundur të ndodh se çdo ndeshje tjetër. Kemi të njëjtin televizion që na promovon dhe besoj se kjo ndeshje do të jetë shumë shpejt.

Je bërë pishman që se ke nisur më herët?

Jo. Besoj shumë në zot dhe besoj se çdo gjë është e shkruar. Nuk e di se si do të shkonte jeta ime nëse do ta nisja më herët.

Dikur MekGregor tani Amir Khan?

Është komplet ndryshe. Boksi është shumë më i vështirë se sportet e tjera luftarake. Ka dëmtime nëpër duar etj. Unë MekGregor e kisha shumë dëshirë sepse është një nga më të  mirët në botë. Dhe unë kam dëshirë të ndeshem me më të mëdhenjtë në botë. Tani dua të sfidojë më të mirët në boks.

Çfarë pret nga ardhmja?

T’i sigurojë familjes time një të ardhme sa më të mirë. Gjithë shqiptarët kanë një jetë të vështirë. Dua që fëmija im të ketë një jetë të vështirë, dua që ai t’i ketë gjërat gati. Dua të zgjedhë rrugën e vetë. Nuk e di nëse do të doja që të behët boksier apo jo. Nuk e di nëse dua të ndiqte rrugën time si kampion, sepse është një jetë shumë e vështirë.

Sa e vështirë është për familjen tënde të të shohin ty në ring?

Shumë e vështirë, sidomos për nënën time. Ka 15 vjet dhe kurrë në jetën e saj nuk ka parë një ndeshje live. Gjithmonë kur kam unë ndeshje del xhiro dhe pas ndeshjet e merr dikush në telefon. Kurse babai më ka ndjekur, ka qenë në çdo ndeshje prezent. Dhe tani kam familjen në Angli.

Të kanë kërkuar të tërhiqesh?

Jo akoma, sepse e dinë sa i fokusuar jam deri sa të arrijë qëllimin tim që të shpallem kampion bote në disa federata të ndryshme, por besoj se do të ma kërkojnë një ditë./panorama/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *