BotaKryesore

Kallas përmendet si pasuese e Josep Borell në BE! Çfarë ka thënë kryeministrja estoneze për Kosovën

Media prestigjioze e huaj, “Politico” ka raportuar së fundmi për emrat e mudnshëm që mund të vihen në krye të posteve më të larta drejtuese në Bashkimin Evropian.

Ursula Von Der Leyen pritet që të mbetet si shefe e Komisionit Evropian, gjithashtu dhe Roberta Metsola në pozitën Kryetares së Parlamentit Evropian.

Ndryshime pritet të ndodhin tek Këshilli Evropian dhe tek pozicioni i  Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, i cili aktualisht mbahet nga Josep Borrell.

Sipas “Politico”, Charls Michel pritet të zëvendësohet nga kryeministrja aktuale e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërkohë spanjolli Josep Borell pritet të pasohet nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Kallas sipas Politico pritet ta marrë pozitën e kryediplomates dhe ta zëvendësoj Borellin i cili është zgjedhur pas Federica Mogherinit në vitin 2019 për një mandat pesë vjeçar.

Këto ndryshime, gjithmonë sipas Politico, pritet që të ndodhin pas zgjedhjeve në BE që do të mbahen gjatë muajit qershor.

“Mundësia që Frederiksen të zëvendësojë Charles Michel në krye të Këshillit Evropian po merret gjithashtu gjithnjë e më seriozisht nga diplomatët. Ndërkohë, emri i Kallas përmendet gjithnjë e më shumë në bisedat e korridorit dhe në kafe, kryesisht për shkak të një faktori tjetër të rëndësishëm: gjeografisë”, shkruan Politico

Kallas, e cila në rast të zgjedhjes së saj si kryediplomate e BE-së do të marrë përsipër edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti dhe ka vlerësuar veprimet e Kosovës në luftimin e agresionit të Rusisë dhe përkrahjen e Ukrainës.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Pas një takimi me kryeministrin Kurti, Kallas kishte treguar përkrahjen e shtetit të saj për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe BE.

“Estonia mbështet përpjekjet e Kosovës për të arritur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe perspektivën e Kosovës në BE. Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona të reformës”, kishte shkruar ajo.

YouTube player