BotaKryesore

Kallas: Nëse s’e ndihmojmë më tej Ukrainën, duhet të nisim të mësojmë rusisht

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka bërë thirrje të ndihmohet më tepër Ukraina për t’u mbrojtur ndaj agresionit rus. Ajo madje ka lëshuar një paralajmërim nëse nuk vazhdohet përkrahja, duke thënë se “evropianë duhet të mësojnë rusisht”.

“Lidhur me Ukrainën, Bashkimi Evropian po e bën pjesën e saj, jo vetëm sepse Ukraina është vija e parë e mbrojtjes së Evropës. Ne e dimë se Rusia i përgjigjet forcës dhe asgjë tjetër”, tha Kallas, transmeton “The Guardian”. 

Lexo më shumë  Fluturimet e shumta ruse drejt Teheranit gjatë protestave nxisin dyshime se Irani po transferon arin në Rusi

Ajo ka theksuar rëndësinë e paketës së 18-të të sanksioneve të propozuara nga BE-ja, duke shtuar se “dobëson aftësinë e Rusisë për të luftuar”. 

Kallas ka përsëritur paralajmërimin që ka bërë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. 

“Nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, të gjithë duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”, tha Kallas. “Sa më e fortë që është Ukraina në fushëbetejë sot, aq më e fortë do të jetë ajo në tryezën e negociatave kur Rusia më në fund të jetë gati të flasë”.

Lexo më shumë  Rrustemi kritikon Gjykatën Kushtetuese për anulimin e 13 ligjeve: Vendim në kundërshtim me praktikën parlamentare, të përligjur nga vetë GJK
YouTube player