Bota

Kallas: Evropa nuk duhet të poshtërojë veten duke kërkuar negociata me Rusinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se Evropa nuk duhet të kërkoj për negociata me Rusinë, por ta vendosë atë në një situatë ku detyrohet të hyjë në dialog të vërtetë paqeje.

Ajo tha se aktualisht nuk ka shenja që Rusia është e gatshme për bisedime serioze, duke theksuar se BE-ja duhet të ketë një qëndrim të unifikuar për kërkesat e saj para çdo dialogu të mundshëm.

Lexo më shumë  Si “plotësuese” e NATO-s, Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane: Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë

Deklaratat e saj u bënë pas një takimi të vendeve Nordike-Baltike, ndërsa ajo njoftoi se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë më tej qëndrimin ndaj Rusisë në një takim në Qipro, me fokus në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe sigurinë evropiane.

Rruga Press

YouTube player