Bota

Kallas: Bashkimi Evropian është gati të ushtrojë presion mbi Rusinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së mbi zhvillimin të hënën, tha se Bashkimi Evropian është gati të ushtrojë presion mbi Rusinë.

Kjo deklaratë vjen pas sulmeve vdekjeprurëse nga Federata Ruse në Ukrainë dhe pret që partnerët ndërkombëtarë të ndjekin shembullin.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor

Këto sulme ndaj Kievit janë absolutisht të tmerrshme. Është e qartë se Rusia ka rritur presionin ndaj Ukrainës, ajo po bombardon vërtet Ukrainën dhe ne kemi parë sulmet më vdekjeprurëse. Pra, varet nga ne të ushtrojmë presion ndaj Rusisë në mënyrë që edhe ajo të dëshirojë paqe”, tha Kallas.

Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë nga ana evropiane dhe shpresojmë që edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë do ta ndjekin shembullin”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  E majta kryeson në zgjedhjet në Suedi teksa numërimi i votave vazhdon

Rruga Press

YouTube player