Kalimet në Kanalin anglez: Dhjetëra fëmijë shqiptarë zhduken
Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria të marrë nën kujdes nga Këshilli i Qarkut të Kentit këtë vit, janë zhdukur, ka zbuluar BBC.
Autoriteti britanik ka marrë deri më 31 tetor, 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur.
“Ecpat UK”, e cila bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese.
Këshilli tha se kishte punuar ngushtë me Zyrën e Brendshme dhe policinë për të mbrojtur fëmijët e cenueshëm.
Këshilli tha se 197 fëmijë shqiptarë të cilët ishin në sistemin e procedimit në njësinë e pranimit në Kent, u morën nën kujdesin e tij nga 1 janari deri më 31 tetor.
Ai shtoi se deri më 7 nëntor, 39 ishin regjistruar si të zhdukur. Megjithatë, tha se disa nga ata fëmijë do të kishin mbushur 18 vjeç deri atëherë.
Shifrat e qeverisë të mbledhura nga BBC-ja tregojnë se 44,122 njerëz kanë kaluar me varka të vogla deri më tani këtë vit, krahasuar me 28,461 që mbërritën më 2021.
Kjo kontribuoi në mbipopullimin në qendrën e procedimit Manston në Kent.
Për Këshillin e Qarkut të Kentit, mosdija e vendndodhjes së 39 fëmijëve për të cilët kishte detyrë të kujdesej, është shumë shqetësuese.
Rruga Press