Bota

Kadyrov raportohet se ka shkuar në Ukrainë

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar për në Ukrainë, ku anëtarë e milicisë së tij besohet se po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Një televizion, që kontrollohet nga administrata e Kadyovit në Çeçeni ka postuar një video në Telegram më 13 mars, duke thënë se Kadyrov ishte në Ukrainë edhe pse nuk tregoi vendndodhjen e saktë se ku ishte bërë videoja.

Kadryrov ende nuk e ka konfirmuar se gjendet në Ukrainë. Megjithatë, dihet se njësitë e tij të Gardës Kombëtare të Çeçenisë janë dërguar në Ukrainë.

Lexo më shumë  Gjermania njofton paketën e re të ndihmës për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Në video, Kadyrov shfaqet duke u takuar me ushtarë të cilët i tregojnë për luftimet. Ndërkaq, në prapavijë shihet fotografia e babait të Kadyrovit, Akhmadit.

Në këtë video, Kadyrov flet pak, teksa ushtarët tregojnë se si njësia ka marrë kontrollin e një jetimoreje shtatë kilometra larg Kievit.

Videoja është titulluar: “Kreu i Republikës Çeçene Ramzan Kadyrov së bashku me luftëtarët që po marrin pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak në Ukrainë”.

Lexo më shumë  Si e goditën forcat ukrainase urën strategjike të Krimesë, një nga objektivat më të mbrojtura të Rusisë?

Mediat kanë raportuar gjerësisht për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në Ukrainë, teksa janë publikuar video dhe fotografi të tyre që dëshmojnë pjesëmarrjen në këtë luftë.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria/REL/.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *