KryesoreLajme

Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake në West Point, në SHBA

Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në akademinë ushtarake prestigjioze West Point në SHBA.

Në ceremoninë e diplomimit, ku morën pjesë kadetë nga vende të ndryshme demokratike, ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti amerikan Donald Trump, i cili vlerësoi rëndësinë e edukimit ushtarak dhe përgëzoi kadetët për suksesin dhe përkushtimin e tyre, bënë të ditur zyra për informim e FSK-së, në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Pas diplomimit, kadeti Sadiku do të rikthehet në FSK, për të kontribuar në zhvillimin e saj sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për të ndarë njohuritë e fituara me pjesëtarët e tjerë të forcës.

YouTube player