KryesoreLajme

Kadetët e FSK-së, trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), është realizuar trajnimi për mbijetesë malore në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t’i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

Kadetët treguan shkathtësitë e tyre për t’u përballur me sfidat ku kjo tregon se këta të rinj do të jenë udhëheqës të ardhshëm të njësive të FSK-së, duke punuar dhe vepruar me punë në ekip dhe vendosmëri, duke mishëruar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë.

Rruga Press

YouTube player