Kabuli tronditet nga dy sulme kamikaze! 72 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur, ISIS merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani
Të paktën 72 civilë janë vrarë në dy shpërthimet jashtë aeroportit të Kabulit, sipas burimeve nga spitali thonë dhe një zyrtari taleban në kryeqytetin afgan.
Të paktën 13 ushtarë amerikanë u vranë gjithashtu në shpërthimet e së enjtes, humbja më e keqe një ditore për trupat amerikane në Afganistan që nga sulmi i gushtit 2011 në një helikopter Chinook që vrau 30 pjesëtarë të shërbimit.
Sipas Aljazeera, trupat amerikane që ndihmojnë në evakuimin e afganëve të dëshpëruar për të ikur nga sundimi i talebanëve janë duke u përgatitur për më shumë sulme.
Sulmi i së enjtes u mor përsipër nga degët e ISIL (ISIS) në Afganistan, Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ISKP (ISIS-K), i cili tha se kamikazët e tij veçuan “përkthyes dhe bashkëpunëtorë me ushtrinë amerikane”.
Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua të hakmerret ndaj sulmit në Kabul, duke konfirmuar se bombardimet janë kryer nga ISIS-K.
“Ne do t’ju gjuajmë dhe do t’ju bëjmë të paguani. Unë do të mbroj interesat tona për njerëzit tanë me çdo masë në komandën time, “- tha ai.
Gjenerali i Trupave Detare Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, tha në një konferencë për shtyp, se ata janë përgatitur për sulme të tjera deri në 31 gusht që është dhe afati i fundit i evakuimit.
Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi ka urdhëruar që flamujt në Kongresin amerikan në Uashington të valviten me gjysmë shtizepër nder të ushtarëve amerikanë dhe të tjerëve të vrarë në sulm.
Forcat e huaja po synojnë të evakuojnë qytetarët, punonjësit e ambasadës deri më 30 gusht. Një diplomat i paidentifikuar i NATO -s tha se të gjitha forcat e huaja tani po synojnë të evakuojnë qytetarët e tyre dhe punonjësit e ambasadës nga vendi deri të hënën, 30 gusht, një ditë para afatit amerikan. Diplomati shtoi se forcat talebane do të forcojnë sigurinë dhe do të shtojnë më shumë forca për të menaxhuar turmat në portat e aeroporteve.
Më parë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken konfirmoi se 100,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli. Në një deklaratë, ai i quajti shpërthimet “një kujtesë shkatërruese e kushteve të rrezikshme në të cilat anëtarët e shërbimit dhe diplomatët tanë po veprojnë ndërsa përfundojmë misionin ushtarak 20-vjeçar të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”.
Rruga Press