Lajme

Joseph: Biden dhe ekipi i tij mund ta bindin Ukrainën që ta njohë Kosovën

Profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me ekipin e tij, dueht ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e tij vjen përpara samitit të NATO’s që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik të këtij viti.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Aty do të merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, por temë kryesore do të jetë lufta në Ukrainë.

E prej aty Joseph kërkon nga Biden që ta bindë Ukrainën të reflektojë në këtë drejtim.

Ai thotë se Joe Biden e njehë nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit – mbi këtë, ai e dinë rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor ka për stabilitetin e kontinentit evropian.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

”Biden e njeh nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilnius. Ndër të tjera, ata duhet të inkurajojnë Ukrainën që të njohë Kosovën“, ka shkruar Joseph në Twitter.

Rruga Press

YouTube player