Bota

Johnson: Të merresh vesh me Putinin, si të negociosh me krokodilin kur ka këmbën tënde në gojë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se të merresh me presidentin rus, Vladimir Putin, është njëjtë si “të mundohesh të merresh vesh me një krokodil kur ka këmbën tënde në gojë”.

Duke folur para gazetarëve në aeroplan, gjatë fluturimit për në Indi, të mërkurën, Johnsoni ka thënë se Putini mund të duket se dëshiron të negociojë, raportoi BBC-ja.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë më pas të nisë një sulm të ri në kryeqytetin Kiev.

Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendon se presidenti Zelensky do të dëshironte t’i shihte forcat ruse të dëboheshin nga lindja e Ukrainës.

Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën”, ka thënë Johnson.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Ministria e Jashtme e Rusisë ka marrë vendim më 16 prill që t’i ndalohet hyrja në territorin rus kryeministrit, Boris Johnson.

Përpos kryeministrit, hyrja në Rusi iu ndalua edhe sekretares së Jashtme, Lizz Truss, sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace dhe dhjetë zyrtarëve të tjerë të qeverisë britanike.

Ky vendim u mor si hakmarrje për atë që Rusia e quajti “veprim i pashembullt armiqësor nga qeveria britanike”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *