Bota

Johnson takohet me Zelenskyn në Kiev

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka arritur në kryeqytetin ukrainas Kiev.

I pari i qeverisë britanike raportohet se ka arritur në Kiev në vazhdën e disa vizitave të zyrtarëve evropian që po bëjnë në Ukrainë.

Johnson pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton skynews.

Lexo më shumë  Nga sanksionet te forca ushtarake: Britania gjen bazën ligjore për të ndaluar anijet flotës në hije të Rusisë

Theksojmë se gjatë ditës së sotme me të parin e shtetit ukrainas është takuar edhe kryeministri austriak, Karl Nehammer.

Ukrainën gjatë ditës së djeshme e ka vizituar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Përfaqësuesi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrel. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Trumpi shpall tarifa të reja për vendet që tregtojnë me Iranin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *