BotaKryesore

Johnson premton më shumë armë për Ukrainën pas pushtimit rus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është në mesin e liderëve botërorë që ka bërë një thirrje për mbështetje ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, raporton “BBC”. Downing Street tha se Johnson nënvizoi “shqetësimin e tij të madh” dhe tha se ai besonte se “një pushtim ishte një mundësi reale në orët dhe ditët e ardhshme”.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Ai dënoi vendimin rus për të njohur rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetskut si shtete të pavarura dhe tha se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kundër atyre “bashkëpunëtorë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës” do të fillojnë nesër, tha një zëdhënës.

Johnson tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të “eksploronte dërgimin e mbështetjes së mëtejshme mbrojtëse” në Ukrainë, shtoi Downing Street, pasi muajin e kaluar dërgoi një dërgesë me raketa antitank me rreze të shkurtër veprimi për të forcuar mbrojtjen e vendit.

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027, edhe bizneset gjermane kundër rritjes së taksave në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *