Uncategorized

Johnson: Perëndimi duhet të ndihmonte Ukrainën në 2014 kur u aneksua Krimea

Kryeministri i Mbretërisë e Bashkuar, Boris Johnson deklaroi se Perëndimi gaboi duke mos e ndihmuar Ukrainën në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë.

Teksa iu drejtua me një fjalim parlamentit ukrainas, Johnsoni u shpreh se vendet perëndimore nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte asokohe dhe nuk ishin të gjendje për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ne, që jemi miqtë tuaj, duhet të jemi të përulur për atë që ndodhi në vitin 2014, sepse Ukraina u pushtua për herë të parë, kur u mor Krimea dhe filloi lufta në Donbas. E vërteta është se ne ishim shumë të ngadaltë për të kuptuar atë që po ndodhte në të vërtetë dhe ne dështuam të vendosnim sanksione. Ne nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim përsëri”, tha Johnsoni.

Lexo më shumë  BBC vjen me një ‘numër të konfirmuar’ të ushtarëve të vdekur të Rusisë në Ukrainë – që është tetë herë më i lartë se numri zyrtar i dhënë nga Moska

Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në javët në vijim, si pjesë e paketës së re prej 300 milion paund për shtetin ukrainas, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone, sisteme anti-ajrore Stormer, si dhe automjete të blinduara për të evakuuar civilët nga zonat e sulmuara dhe për të mbrojtur zyrtarët.

Lexo më shumë  Aleatëve u është dhënë një listë specifike e armëve që i duhen Ukrainës për të fituar luftën – thotë Zelensky

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *