Bota

Johnson: G7 do ta ndihmojë ekonominë ukrainase

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, deklaroi se G7-a është në unitet të vazhdueshëm kundrejt pushtimit rus në Ukrainë, shkruan BBC-ja të hënën.

Ai deklaroi se bota perëndimore duhet të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën që ta rindërtojë ekonominë e saj, të eksportojë drithëra e ta mbrojë veten.

Ai, në margjinat e Samitit të G7 që po mbahet në Berlin, shtoi se situata në juglindje të Ukrainës mbetet të rëndë, por që Ukraina ka demonstruar “aftësi të jashtëzakonshme për ta zmbrapsur dhe ndryshuar pozicionin ushtarak”.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’iu adresohet liderëve të G7-s, ku do të kërkojë që ta ndihmojnë Ukrainën me më shumë armë të rënda.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *