Bota

Joe Biden deklarohet kundër vazhdimit të luftës Izrael-Hamas

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se lejimi i vazhdimit të konfliktit në Gaza “do t’i jepte Hamasit atë çfarë dëshiron”.

Presidenti amerikan ka theksuar se Hamasi e nisi sulmin e 7 tetorit sepse i frikësohet “jetesës krah për krah në paqe të izraelitëve dhe palestinezëve”.

“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjes dhe luftës është t’i japësh Hamasit atë që e kërkon”, ka shkruar ai në platformën X.

Lexo më shumë  BBC: “Gushti i Zi” rikthehet në Rusi, mallkimi i muajit që shoqëron krizat dhe sfidon Putinin

Postimi i tij shkaktoi konfuzion, me disa që ngrehën pyetje nëse Bideni po sinjalizonte zbutjen e qëndrimit të Bidenit për konfliktin, raportoi BBC.

Bideni më parë e ka kundërshtuar një armëpushim, me arsyetimin se nuk do të sillte paqe mes Izraelit dhe Hamasit.

“Derisa Hamasi kapet pas ideologjisë së tij për shkatërrim, armëpushimi nuk është paqe”, pati thënë.

Lexo më shumë  SHBA-ja prezanton AIM-424 Malice, raketë me rreze veprimi mbi 463 km
YouTube player