Opinion/Aktualitet

Jo vetëm targat…

Nga Enver Robelli

Në kufi me Serbinë shqiptari i Kosovës detyrohet të çmontojë targat e automjetit dhe të fshehë pasaportën e Kosovës, pra të zhvishet nga çdo identitet shtetëror. Krejt kjo shqiptarëve të Kosovës nga udhëheqësit e së kaluarës u është shitur si “marrëveshje historike” me Serbinë. Thoshin “Serbia de fakto e pranoi Kosovën”.

Një detaj tjetër që nuk është aq i njohur në Kosovë është ky: çdokush që në Kosovë hyn përmes aeroportit të Prishtinës apo nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia (e Veriut) dhe pastaj vazhdon rrugën për në Serbi, nuk lejohet të kalojë kufirin, për shembull në Merdar. Udhëtarit të tillë policia serbe i thotë se vula në pasaportë po tregon se ka hyrë “në Serbi përmes një kufiri që nuk e kontrollon Serbia”, andaj duhet të kthehet dhe të hyjë në Serbi “përmes një pike kufitare të pranuar nga Serbia”.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Di me dhjetëra raste të shqiptarëve të diasporës që pastaj janë detyruar të shkojnë nga Merdari në Maqedoninë e Veriut dhe të hyjnë në Serbi përmes pikës kufitare të Tabanocit. Kështu policia serbe ka terrorizuar mijëra familje shqiptare të diasporës, por edhe shtetas të huaj që kanë hyrë në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës apo tri shteteve fqinje të lartpërmendura dhe kanë vazhduar rrugën përmes Kosovës për në Serbi, pa e ditur këtë “rregull” poshtërues të shtetit serb.

Këso kompromisesh delegacionet e Kosovës kanë bërë me tonelata në bisedimet e Brukselit, gjithnjë duke besuar se Serbia tregohet zemërbutë dhe e pranon Kosovën. Dhe ja ku jemi sot.

Veç kësaj: shoferët nga Uzhica e Nishi, Beogradi e Kraleva dhe mbarë Serbia nuk kanë paguar sigurim në kufi me Kosovën. Janë trajtuar si shtetas të një vendi. Të tjerët, përfshirë mërgatën e madhe kosovare në Perëndim, në dy dekadat e fundit kanë paguar qindra miliona euro në emër të sigurimit ekstra për veturë për territorin e Kosovës, ngase në Kosovë nuk vlen “kartoni i gjelbër”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *