Lajme

“Jo Republika Srpska në Kosovë” – shqiptarët protestojnë në Bruksel, kërkojnë sanksionimin e Serbisë

Një numër i shqiptarëve që jetojnë në Bruksel, dje kanë protestuar para ndërtesës së Komisionit Evropian.

Ata kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të sanksionoj Serbinë.

“Jo Republika Srpska në Kosovë”, “Lajçak shko në shtëpi”, “Të bashkuar ne qëndrojmë, Asociacioni nuk është rruga”, ishin vetëm disa nga parullat që mbanin në duar protestuesit.

Kërkesë tjetër e tyre ka qenë edhe që të ketë një proces të drejtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Njëra nga pjesëmarrëset e kësaj proteste, Djellza Trolli në një prononcim ka treguar se kjo ka qenë protesta e dytë që është mbajtur në Bruksel.

Lexo më shumë  VV-ja mban tubim në Bresanë të Sharrit: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

Trolli ka shtuar se nëse është nevoja do të vazhdojnë edhe me protesta tjera.

“Nëse është nevoja me u ngrit prapë në protesta do ta bëjmë. Kemi ndërmarrë hapa të tjera gjithashtu i kemi dërguar një letër të hapur për zyrtarët evropianë, një peticion për Parlamentin dhe zhvillimin e një rrjeti që merret lobim për Kosovën”, u shpreh Trolli.

Më tej ajo në një postim në platformën “X”, ka shkruar se sot do të ketë edhe një përpjekje tjetër për të vazhduar një dialog që nuk çon askund, në mënyrën si po menaxhohet nga BE-ja.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

“I bëjmë thirrje BE-së të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të sanksionojë Serbinë! Ne duam një dialog të drejtë”, ka shkruar Trolli.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndodhen në Bruksel ku do sot do të zhvillojnë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

I pari që do të nis këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nis takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00.

Pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nis takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë.

Rruga Press

YouTube player