Jeton Raka emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Rakën, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kryeministri Kurti e uroi Raka për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Kujtojmë, Jeton Raka ishte kandidat i LVV-së për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet e 17 dhjetorit 2021.
Rruga Press