Bota

Avionët amerikanë mbi Bosnjë në shenjë paralajmërimi ndaj thirrjeve serbe për shkëputje

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në shenjë mbështetjeje për tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Në njoftimin nga Ambasada Amerikane në Sarajevë, thuhet se avionët F-16 fluturuan si pjesë e stërvitjes së përbashkët me forcat boshnjake.

Derisa thuhet se fluturimet u kryen në rajonet e qytetit lindor të Tuzlës dhe në veri të Bërçkos.

Lexo më shumë  Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

“Kjo stërvitje dypalëshe është një shembull i bashkëpunimit të përparuar ushtarak që i kontribuon paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të garantuar tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës përballë veprimtarive kundër (marrëveshjes) së Daytonit”, thuhet në njoftimin.

“Shtetet e Bashkuara kanë nënvizuar se Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk përmban të drejtën e shkëputjes dhe do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element themelor” të marrëveshjeve të paqes së Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-95 në vend”, thuhet tutje.

Lexo më shumë  Përshkallëzohet dhuna ndaj politikanëve në Gjermani, sulmohet anëtarja e partisë së Scholzit

Rruga Press

YouTube player