Lajme

Jetimët “me bark bosh”, KLSH “nxin” “Zyber Hallullin”: Fëmijët ushqehen më pak

Shtëpia e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë nuk përmbush kuotën ushqimore për të vegjlit jetimë të strehuar aty. Kontrolli i Lartë i Shtetit në gjatë kontrollit tre vjeçar të këtij institucioni ka vërejtur se kostoja e ushqyerjes në vitin 2019, 2022, 2021 për muajt e zgjedhur në auditim, kanë qenë me vlera më të ulëta se sa është përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Fëmijët e strehuar në shtëpinë “Zyber Hallulli” në Tiranë ushqehen më pak.

Ky është një nga konstatimet shqetësuese që raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të raportit tre vjeçar të auditimit për vitet 2019, 2021, 2022.

KLSH thotë se shtëpia e fëmijëve në fjalë nuk përmbush kuotën ushqimore për të vegjlit jetimë të strehuar aty.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci ngre alarmin për stërvitjen e planifikuar ushtarake të Serbisë

Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”.

Në raportin e tij, KLSH thekson se kostoja e ushqyerjes në vitin 2019, 2022, 2021 për muajt e zgjedhur në auditim, kanë qenë me vlera më të ulëta se sa është përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu në raport thuhet se kuotat financiare të shpenzimeve për ushqime, nuk janë përditësuar, duke mbajtur të njëjtat vlera për të gjithë grupmoshat e fëmijëve.

Teksa në analizën financiare, rezulton se për grupmoshën e fëmijëve 6-12 vjeç fondi duhej të ishte rritur me 47 lekë në ditë për vitin 2021, po ashtu dhe për grupmoshën 13-15 vjeç me 52 lekë/ditë dhe për grup moshën 16-18 vjeç, duhej të ishte rritur me 54 lekë në ditë.

Lexo më shumë  Rashiq mohon se komisionerët e partisë së tij në Leposaviq e Zubin-Potok janë tërhequr

KLSH ka konstatuar një tjetër shkelje përsa i përket procedurave të prokurimeve publike me objekt “Blerje mallrash ushqimorë” me vlerë totale të fondit limit 3,5 mln lekë.

Në këtë procedurë nuk është paraqitur procesverbali i fondit limit, ku duhet të përfshiheshin elementët si numri i fëmijëve përfitues të ndarë sipas grup moshave, sasitë e kalorive ditore që i duhet çdo fëmije sipas grup moshave. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *