KryesoreSpeciale

Jeta në diktaturën shqiptare

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste.

Sipas faqes muzeuimemories.info, 600 mijë familje shqiptare kanë gatuar në banjë në vitet 1980-1990. 300 mijë familje shqiptare konsumonin gjysmë kilogrami mish në javë dhe 500 mijë të tilla një kilogram gjalpë në muaj.

Shqiptarëve u duheshin autorizimet për të blerë televizor a lavatriqe. Lodrat e fëmijëve ishin modeste dhe bliheshin vetëm për Vitin e Ri. Deri në vitin 1984, mustaqet, syzat e diellit dhe çanta e vogël ishin të ndaluara si shfaqje të huaja.

Për të blerë ushqimet elementare, në komunizëm merrje një tip kuponi që quhej tollon. Në një fletë e zverdhur, shënohej se filan fisteku, i lagjes iks, për një javë mund të merrte djathë, sallam apo mish të grirë përmes kësaj letre. Kishte radhë për qumështin; radhë kishte edhe për vajgurin.

Lexo më shumë  Sveçla: Sulmet ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi

Ndonëse në Shqipërinë komuniste thuhej se “ushtrimi i torturës në hetuesi dhe në burg ndalohet me ligj”, në realitet tortura përdorej. Sipas dokumenteve,  torturat më të përdorura kanë qenë: Djegie me cigare, thyerje kockash dhe shkulje e mishit me darë dhe përdorimi i korrentit, jeleku i torturës, dëmtimi i organeve gjenitale, lënia pa bukë, pa ujë e pa gjumë në këmbë për ditë të tëra, varje në qafë të zinxhirëve me pesha, varje prej krahësh të lidhur mbrapa, në një dritare ose çengel në lartësi, mbushja e gojës me kripë etj.

Në çdo qytet, kishte qeli me dimensione dy metra me 1.20 metër dhe qeli speciale me dimensione një metër me gjysmë metri dhe lartësi prej një metri, ku i arrestuari as nuk mund të shtrihej, as nuk mund të rrinte në këmbë, por vetëm ulur këmbëkryq.

Biçikleta ishte e vetmja pronë private. Gjithçka tjetër i përkiste pushtetit popullor. Të vetmet automjete që qarkullonin në ato vite ishin ato publike – autobusët, urbanët, makinat e ndërmarrjeve. Transporti publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë udhëtonin me trena të cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të rralla. Me shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Zona me luksoze konsiderohej Blloku, qe ruhej nga Garda e Republikës.

Shqipëria ishte një ndër 15 vendet më të varfra në botë, ku të gjithë visheshin njësoj. Për një kohë të gjatë problem përbënin edhe disa modele pantallonash e flokët e gjata për meshkuj. Edhe mjekra ishte e ndaluar. Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy dhe bizhuteritë ishin të rralla. Fundi i vajzave duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i gjatë, ndërsa palltoja ishte shumë e shtrenjtë për kohën dhe blihej një ose dy herë në jetë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *