Bota

Jepet alarmi, grupi elitar i parashutistëve rusë nis të trajnojë kriminelët për t’i dërguar në frontin e luftës

Plani i luftës nga Presidenti Rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës ka pësuar një tjetër goditje, pasi grupi elitar i parashutistëve Rus, tani po punëson të dënuarit me burg për të rritur në mënyrë të dëshpëruar numrin e forcave të tyre.

Rusia ka pasur disa pengesa të mëdha pas nisjes së pushtimit të fqinjit të saj lindor, duke humbur dhjetëra mijëra trupa në betejë, përfshirë këtu dhe personel ushtarak të rangut të lartë me lidhje të ngushta me Presidentin rus.

Të shtunën e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës zbuloi shkallën tronditëse të humbjeve që nga nisja e konfliktit. Me anë të një postim në Twitter, organizata qeveritare tregoi se kishte humbur më shumë se 40,000 ushtarë, 22 avionë dhe 190 helikopterë ishin zhdukur.

Lexo më shumë  Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Por tani në poshtërimin e fundit për Vladimir Putin, raportohet se Grupi elitar i parashutistëve Rus po përdor masa të dëshpëruara për të plotësuar boshllëqet teksa numri i personelit bie.

Sipas gazetarit Roman Tsimbalyuk VDV, “të ashtuquajturit Grupi elitar i parashutistëve Rus, po rekrutojnë në mënyrë aktive të burgosurit aktualë të dënuar për krime të rënda, si dhe persona të tjerë me histori kriminale”.

Në mes të luftës në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) paralajmëroi se parashutistët e VDV të Putinit kishin pësuar humbje të mëdha pasi ishin hedhur në beteja më të përshtatshme për njësitë më të rënda të këmbësorisë të blinduara.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Parashutistët kishin përdorur rreth 30 helikopterë në sulmin e tyre në aeroport, por fitorja e tyre ishte vetëm e përkohshme pasi u rimor shpejt nga ukrainasit.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes Britanike vazhdoi: “Punësimi i keq i VDV-së në Ukrainë nxjerr në pah se si investimi i rëndësishëm i Putinit në forcat e armatosura gjatë 15 viteve të fundit ka rezultuar në një forcë të përgjithshme të çekuilibruar. Dështimi për të parashikuar rezistencën ukrainase dhe vetëkënaqësia pasuese e komandantëve rusë ka sjell humbje të konsiderueshme në shumë nga njësitë më elitare të Rusisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *