Lajme

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është larguar nga detyra.  Dosja.al zbulon nga burime koefidencale se Nano ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Lexo më shumë  Osmani takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për mbajtjen peng të qytetarëve nga e Serbisë në zonat kufitare

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *