Jep dorëheqje Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës
Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë.
Gravina ka paraqitur dorëheqjen e tij në një takim urgjent të Këshillit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit pas humbjes së Italisë në finale të plejofit të Kupës së Botës kundër Bosnjë-Hercegovinës, të martën në mbrëmje.
Në krye të Federatës së Futbollit të Italisë, Gravina ishte nga tetori i vitit 2018.
Rruga Press

