Bota

“Jemi të frymëzuar nga guximi juaj”, Bush telefonon Zelenksyn: Ti je Winston Churchilli i epokës tonë

“Volodymyr Zelensky është Winston Churchilli i epokës sonë”, këto janë fjalët e presidentit të 43-të të SHBA-ve, George W. Bush, për presidentin ukrainas.

Volodymyr Zelensky zhvilloi mëngjesin e së premtes një bisedë nëpërmjet një video mesazhi me George Bushin.

“Kam pasur privilegjin të kaloj disa minuta duke folur me Presidentin Zelensky, Winston Churchillin e ditëve moderne. Falënderova presidentin për udhëheqjen e tij, shembullin e tij dhe përkushtimin e tij për liri dhe duartrokita guximin e popullit ukrainas ”, shkroi Bushi në Instagram.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Ndër të tjera Bushi tha se presidenti Zelensky e siguroi atë se Ukraina “nuk do të lëkundet në luftën e saj kundër barbarizmit dhe sjelljes prej banditi të Putinit”.

“Amerikanët janë të frymëzuar nga forca dhe qëndrueshmëria e tyre. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ukrainasit ndërsa ata ngrihen për lirinë e tyre”, tha George Bushi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *