Lajme

Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë

 Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, do të marrë sot zyrtarisht detyrën e tij. Nicholas J. Giacobbe i ngarkuari i deritanishëm me Punë në Ambasadën amerikane ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e zyrtarizimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë.

Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë. Hovenier ishte emëruar nga presidenti i SHBA-së për postin e ambasadorit të Kosovës në muajin korrik të këtij viti. Hovenier do të vendoset në postin që mbahej nga Philip Kosnett.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara. Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

Lexo më shumë  Rasti i subvencioneve/ Prokuroria Speciale hedhë poshtë kallëzimin penal të LDK-së. Peci përgatit padi për shpifje për zyrtarët e LDK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *