Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare, shprehet falënderues për ndihmën ndaj FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Gjeneral Brigade Ylli Pulaj.
Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneralit Pulaj dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që FARSH po ofron për FSK-në.
Nga ana tjetër, Gjeneral Pulaj shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy forcave në trajnime dhe shkollime të ndryshme.
Rruga Press