KryesoreLajme

Jashari dhe komandanti i kontingjentit turk flasim për zhvillimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam.

FSK njofton se në takim u fol për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh. 

Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Tutje thuhet se gjithashtu u fol edhe mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët.

“Gjeneral Jashari ka falënderuar Kolonel Saglam për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

YouTube player

Lexo më shumë  Starmer: SHBA-ja mund të përdorin bazat britanike për sulme mbrojtëse kundër raketave të Iranit