BotaKryesore

Japonia po shqyrton vendosjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë

Japonia po shqyrton vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë, në përputhje me Shtetet e Bashkuara, për mbështetjen e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i thanë Reuters të shtunën dy zyrtarë qeveritarë të njohur me këtë çështje.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët individë apo subjekte do të shënjestroheshin nga këto sanksione.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Reuten: Pas heqjes së masave, të procedohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim

Zyrtarët i thanë Reutersit se Tokio do të koordinohet me anëtarët e tjerë të Grupit të Shtatë fuqive industriale.

Sanksionet e SHBA për pushtimin e së enjtes përfshijnë 24 individë dhe subjekte bjelloruse, ka bërë të ditur Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Japonia ka njoftuar sanksione ndaj Rusisë për pushtimin, me Kishidan që i cilësoi lëvizjet e Moskës një shkelje të papranueshme të sovranitetit të Ukrainës dhe të drejtës ndërkombëtare.

Lexo më shumë  PS ‘përplaset’ me prokurorët e SPAK për USB-në me prova, avokati i Ballukut kërkon shtyrjen e mbledhjes

Trupat ruse po përparonin drejt kryeqytetit Kiev të premten, edhe pse Rusia dhe Ukraina sinjalizuan një hapje ndaj negociatave, në vazhdën e pushtimit nga veriu, lindja dhe jugu, një sulm që kërcënon të përmbysë rendin e Evropës pas Luftës së Ftohtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *